Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka folur sot pa ‘dorshaka’, duke treguar frikën e tij të madhe lidhur me një premtim elektoral që ndoshta edhe s’mund ta mbajë dot.
Gjatë një interviste për emisionin ‘Përballë’ në RTSH me gazetarin Lutfi Dervishi, kryeministri tha se premtimit që i druhet më shumë është fakti që të mos mund ta çojë tepsinë për skrap gjatë mandatit të dytë.
“Premtimi që i druhem më shumë është që të mos mund ta çojmë tepsinë për skrap gjatë mandatit të dytë.
Rezistenca do të jetë e fortë edhe brenda nesh pasi sistemi i interesave të lidhur me tepsinë është shumë më i komplikuar dhe është shumë më i fuqishëm sesa çfarë duket”, tha Rama.