Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Arabinë Saudite. Një pasagjer është varur në dritaren e makinës për të goditur një shofer në një makinë tjetër.

Dy makinat po ecin me shpejtësi ngjitur me njëra-tjetrën, kur pasagjeri doli në dritare.

Shoferi i makinës tip SUV largohet në një korsi tjetër për të shmangur goditjen e sulmuesit.

Por ata i afrohen sërish makinës dhe pasagjeri mundohet që t’i gjuajë përsëri shoferit të SUV-it por më pas ndodh e papritura.

Dera e tij u hap dhe ai bie në mes të autostradës duke u rrotulluar disa herë në asfalt.