Zëvendëskryeministri Koço Angjushev nuk sheh konflikt interesash në atë se ndërmarrja e tij ”FERO Invest”, ka fituar tender nga kompania energjetike Elem, për furnizimin e shiritave të gomës për ”REK BITOLA”, pasi ai thot se është pronar, por jo edhe drejtues i kompanisë.
Gjithçka është në përputhje me ligjin thot Angjushev i cili nuk përjashton mundësinë që kjo kompani të paraqitet edhe në tender tjerë shtetërorë, nëse për diçka të tillë do të vendosnin menaxherët e kompanis.
“Në përputhje me ligjin për parandalimin e korrupsionit e kam për obligim të tërhiqem nga kompanitë. Askund në atë ligj nuk është theksuar se duhet të pushojë të jem pronar i kompanive. Kjo do të thotë se askush nuk duhet të jetë nënkryetar i qeverisë meqë secili është pronar i diçkaje”, shprehet zëvendëskryeministri Koço Angjushev.
Por VMRO-DPMNE nuk pajtohet me qëndrimet e Zëvendëskryeminsitrit Angjushev, nga i cili kanë kërkuar përgjegjësi ndërsa tenderi të anulohet.
“Qeverinë kriminale të Lidhjes socialdemokrate e interesojnë vetëm tenderët dhe pasurimi enorm i klaneve të pushtetit. Angjushevi brengoset vetëm për fitimin e ndërmarrjeve të tij, meqë e pamë nuk është i aftë të punojë në interes të qytetarëve. Prokuroria duhet të vërtetojë përgjegjësi penale lidhur me atë se si është ndikuar dhe në cilat kushte tenderin e ka marrë ndërmarrja e zëvendëskryeministrit Angjushev”, shprehet deputetja e VMRO-DPMNE-së, Svetllana Kollariq.
Ndërkohë nga ELEM deklarojnë se tenderi ka filluar në kohën e udhëheqjes paraprake të kompanisë të vendosur nga VMRO-DPMNE-ja, dhe se tashmë janë anuluar dy ankande./MRT/