Komuna e Bërvenicës është një ndër komunat ku rrezikohet të shkojë në duar të VMRO-së apo LSDM-së nëse shqiptarët e ndajnë votën në dy kandidat apo më shumë kandidatë shqiptarë, shkruan TetovaSot

Enver Pajaziti është kandidati i pavarur i cili ka mbështetje të madhe nga banorët e kësaj komune me pas vjen një mbështetje tjetër për Enverin nga disa parti politike shqiptare vetëm që kjo komunë të ngelet në duar të shqiptarëve.

Nëse mbështetja është në raundin e parë për Enverin, fundoset apetiti  i partive maqedonase për të rikthyer këtë komune tek ata.

Edhe sondazhet e fundit në disa media dhe nga disa institute relevante, thonë se mbështetja vazhdon të rritet për kandidatin e pavarur shqiptar, gjegjësisht kryetarin aktual vetëm për të mposhtur inatet nacionaliste të maqedonaseve.

Ndryshe me 15 tetor pritet që kandidati i pavarur Enver Pajziti të jetë kandidati më i votuar ku edhe mund të zgjedhjet në raundin e parë për të vazhduar me projektet kapitale që veç sa kanë filluar të miratohen. /TetovaSot/