Jo shumë kohë më parë qarkulluan lajme se ka filluar një romancë mes aktores Arta Nitaj dhe këngëtarit Bruno.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje, faktet tregonin se ata janë bashkë.

Madje, në videoklipin e fundit të Brunos, pra këngën ‘A me do’ e kemi parë Artën të jetë pjesë e tij.

Por, tashmë duket se marrëdhënia mes tyre ka marrë tjetër kahje dhe çifti janë ndarë, pasi Bruno nuk e ndjek më atë në Instagram.

Megjithatë, Arta duket se nuk ua vë veshin fjalëve që fliten për të, ajo u paraqit shumë tërheqëse në fotografinë e fundit, duke vënë në pah të pasmet.