Nga Mona Agrigoroaiei

Platoni thotë se, në procesin e zbulimit të dijes së vërtetë, mendja kalon nëpër katër etapa zhvillimi. Në secilin etapë, ka një krahasim midis llojit të objektit, që I paraqiten mendjes, dhe llojit të mendimit që ky objekt bën të mundur. Janë tre menyra të së perceptuarit: të imagjinuarit, të besuarit dhe të analizuarit.

Të imagjinuarit Kjo është forma më sipërfaqësore e aktivitetit mendor. Këtu mendja ndeshet me imazhet ose me nivelin më të ulët të realitetit. Fjala imagjinatë mund të ketë kuptimin e aktivitetit, për të depërtuar tej dukjes së sendeve në thellësinë e realitetit të tyre. Por, këtu, Platoni me imagjinatë kupton thjesht eksperiencën ndijesore të dukjes, kur kjo dukje merret si realitet të vërtetë. Një shembull i qartë është hija e cila mund të ngatërrohet me diçka reale. Në të vërtetë, hija është diçka reale; ajo është një hije reale. Por ajo, që e bën të imagjinuarit formën më të ulët të njohjes, është fakti se, në këtë etapë mendja nuk e di se çfarë është një hije ose një imazh që ajo ndesh.

Të besuarit Eshtë gjendja e mendjes që krijohet nga objektet e dukshëm, sepse sendet aktuale zotërojnë më shumë realitet se sa hijet e tyre. Ato, megjithatë, nuk mund të na japing nga vetvetja dije, të cilat ne I duam t’i kemi prej tyre. Dallimi midis të besuarit dhe të menduarit është fakti se me anë të të besuarit nuk krijohen analiza teorike të rrethanave të caktuara, por vetëm opinione, të cilat mund apo jo të jenë të përputhshme me realitetin

Të menduarit Kur një person lëviz nga të besuarit tek te menduarit, ai lëviz nga bota e dukshme në botën e kuptueshme, nga realiteti i opinioneve në realitetin e dijes. Gjendjen e mendjes që Platoni e quan të menduarit, është veçanërisht, karakteristike për shkenctarët. Shkenctarët merren me botën e dukshme, por jo thjesht me vizionin e saj, duke u marrë me aktin e abstraksionit.

Këto teoretizime platoniane janë të rëndësishme për çështjen kombëtare shqiptare. Disa njerëz jetojnë në botën e hijeve dhe perdorin vetëm të imagjinuarit. Ata mendojnë p.sh. se nuk varet nga ne, populli, nëse do të ribashkohet kombi shqiptar apo jo, por nga bashkësia ndërkombëtare dhe kështu që nuk duhet të lodhemi së punuari për ribashkim, sepse cdo përpjekje është e kot. Një gogol tjetër dezinformativ qarkullon kur disa thonë se duhet të integrohemi në BE dhe kështu do të ribashkohemi. Apo kam hasur në debate edhe një fantazi më të zhvilluar: se nëse krijohen principata shqiptare (Shqipëria shtet, Kosova shtet, Ilirida shtet etj.) dhe këta hyjnë në BE, atëherë shqiptarët do të jenë një superfuqi në Ballkan. Ata harrojnë logjikën e racionalitetin, duke mos u vënë vetes një pyetje të thjesht: Si mund të bëhemi supefuqi në Ballkan duke qenë copa-copa?! Këto mendime në dukje janë imazhe të përfytyruara nga mendjet e njerëzve që nuk kanë asgje me realitetin politik.
Shumica e popullit ka koncepte reale për objektet të dukshëm që përbëjnë cështjen kombëtare shqiptare. Ata nuk janë shkenctarë dhe nuk krijojnë koncepte abstrakte të realitetit. Duhet të tejkalojmë hijet e gabueshme të përshtypjeve lidhur me situatën aktuale në trojet shqiptare dhe të ardhmen e kombit shqiptar, të merremi me realitetin, duke krijuar një menyrë shkencore të të menduarit rreth çështjes kombëtare shqiptare, në disa etapa: etapa e analizës historiko-politike të cështjes shqiptare, të realitetit aktual në trojet shqiptare, të masave që duhen marrë për realizimin e ribashkimit kombëtar shqiptar, pra të rrugëve politiko-diplomatike të bazuara në të drejtën pozitive ndërkombëtare, në të drejtën e vetëvendosjes dhe dekolonizimit të kombit shqiptar në Ballkan. Teoretizimi i çështjes kombëtare shqiptare në nivel shkencor është një domosdoshmëri, sepse nga filozofia politike e saj nis praktika e shendoshë kombëtare që do të cojë rreth zgjidhjes përfundimtare të problemeve mbarëshqiptare në Ballkan: ribashkimi kombëtar shqiptar!