Në Republikën e Maqedonisë ka më shumë se 120 të sëmurë nga leukemia kronike mieloide (HML). Pacientët kanë nevojë për ilaçe të reja në listën pozitive, theksoi sot kryetari i Shoqatës së të sëmurëve nga leukemia kronike mieloide, Pepo Levi, me rastin e 22 Shtatorit, Ditës ndërkombëtare të të sëmurëve nga HML.

“Në botë përqindja e mbijetesës së pacientëve është e madhe dhe mjekësia bashkëkohore krahas terapisë së linjës së dytë me Nilotinib, i cili u nevojitet 30 pacientëve dhe Dasatinib, ka vendosur edhe terapi të linjës së tretë me Bosutinib, i cili i nevojitet një pacienti, si dhe Ponatinib”, tha Levi.

Ai shfaqi shpresë se do të zhbllokohet procesi në institucionet rreth furnizimit të Nilotinib dhe Besutinib.

Zëvendësministri për Shëndetësi, Goce Çakarovski tha se angazhimi i tyre është që të gjithë personat, të cilët kanë nevojë për ilaçet e domosdoshme përkatëse t’i marrin me kohë, për shkak se, siç tha, kjo është e domosdoshme për shëndetin e tyre dhe jetesën.

Drejtoresha e Klinikës për Hematologji, Irina Panovska, theksoi se vetëm pesë për qind nga ato 20 pacientë nuk janë në remision. Pesëmbëdhjetë pacientë tjerë, theksoi akoma janë në remision hematologjik, megjithatë ekziston çrregullim i përgjigjes molekulare.

Drejtori i Agjencisë për ilaçe dhe pajisje mjekësore të Republikës së Maqedonisë (MALMED), Robert Bekioroski tha se qasja deri te ilaçet e kësaj kategorie të qytetarëve do të jetë në nivelin më të lartë.