Këngëtarja e famshme, Taylor Swift ka qenë pjesë e ceremonisë martesore të mikës së saj Abigail Anderson gjatë së shtunës.

Interpretuesja e “Look what you made me do”, ka pasur rolin e ndihmëses së nuses në këtë ceremoni.

Kjo madje faktohet edhe me fotografi të cilat janë publikuar nga kjo ceremoni, ku Swift kishte të veshur një fustan rozë, dhe flokët kaçurrela i kishte të lëshuara, ashtu, shumë thjeshtë.