Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari në një intervistë për Radio Evropa e Lirë tregon arsyet pse i hyri garës për kreun e Gostivarit, transmeton agjencia e lajmeve INA.
“Ne jemi një parti e re, unë jam ministër i shëndetësisë, por cfarë kredibiliteti dhe peshe politike do të kisha nëse subjekti jonë nuk fiton asnjë komunë në zgjedhjet lokale. Në kemi bërë disa anketa ku kemi parë se edhe nëse nuk bëjmë bashkëpunim me asnjë parti politike, i vetmi unë jamë mbi Nevzat Bejtën. Mendoj se vendimi për të kandiduar është relativisht i mirë”, është shprehur Taravari.
A shpreson se Aleanca për Shqiptarët gjatë këtyre zgjedhjeve do të rriten dhe se tendencat janë për të marrë mbi 50 mijë vota.
“Tash është momenti të shoh se sa peshoj dhe vlej në vendin tim. Nëse ata më besojnë dhe mi japin votat do të dijë se vlejë në politikë. Nëse ndodhë e kundërta do ti kthehem zanatit tim të artë si mjek, neurolog, relativishtë i mirë”, është shprehur Taravari.