Në Gostivar, mes anëtarëve të partisë VMRO-DPMNE u shpërnda nga njerëz të paidentifikuar një dokument ku kërkohej prej tyre votë për kandidatin Arben Taravari.
Banorët e lagjes Dutllëk të Gostivarit thonë se dokumenti është shkruar si në gjuhën e një anëtari të brendshëm të partisë, por dokumenti u kërkon të mos votojnë për kandidaten e tyre, Dafina Stojanovska por për Arben Taravarin.
Dokumenti i shpërndarë vetëm në gjuhën maqedone kërkon një bashkim të VMRO-së kundër kryetarit Nevzat Bejta në mbështetje të Taravarit. Dokumenti flet kundër disa udhëheqësve të VMRO DPMNE-së në Gostivar, duke u përpjekur të lartësojë figurën e kandidatit Taravari.
Eksponentë nga VMRO shprehen se anëtarët e partisë së tyre e kuptojnë se ky është një gjest politik i dëshpëruar i kampit të ministrit Taravari.http:/ ain-online.com/

http://ain-online.com/skandal-taravari-me-dokument-maqedon-kerkon-votat-e-vmro-se-foto