Sekretarja shtetërore në MPB, Magdalena Nestorovska në rolin e Koordinatores kombëtare për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe migrimit ilegal sot mbajti takim pune me përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, anëtarë të Sekretariatit të Komisionit kombëtar dhe me përfaqësues të më shumë organizatave joqeveritare dhe ndërkombëtare lidhur me nevojën e përforcimit të kapaciteteve institucionale në luftën kundër tregtisë me njerëz.

Nestorovska, siç kumtoi MPB, e ka theksuar nevojën e riaktivizimit të ekipeve mobile për luftë kundër tregtisë me njerëz në nivel lokal, në të cilat do të kyçen edhe pjesëtarë të policisë, organizatave joqeveritare dhe MPPS-së, gjegjësisht Qendrat për punë sociale.

Në takim janë këmbyer mendime lidhur me mënyrën e punës të ekipeve mobile, përvojat nga vendet e tjera, nevojën nga etablimi formalo-juridik, përbërjen e ekipeve, qëndrueshmërinë e tyre, pajisjet teknike-materiale dhe financiare..,me qëllim që të njëjtat të shndërrohen në vegël të vazhdueshme dhe efikase për parandalim dhe luftë kundër tregtisë me njerëz.