Në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë sot janë mbajtur bisedime dypalëshe në fushën e mbrojtjes mes sekretarit shtetëror, Dragan Nikoliq dhe shefit të kabinetit politik në MM të Republikës së Bullgarisë, Ilija Nalbantov.

Siç komunikuan nga Ministria e Mbrojtjes, në mbledhje janë shkëmbyer përvoja të dy delegacioneve në përpunimin e Verifikimit strategjik mbrojtës. Delegacioni bullgar është njoftuar me formimin dhe misionin e Regjimentit për operacione speciale, ndërsa është analizuar edhe bashkëpunimi mes Regjimentit dhe forcave speciale të Bullgarisë. Në mbledhje është diskutuar edhe për bashkëpunimin e tyre të mëtejshëm përmes trajnimit konkret dhe kryerjes së aktiviteteve stërvitore.

Takimi punues, sipas MM paraqet konfirmim për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.