Kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitorv u takua me Fam Bin Min, zëvendëskryeministrin e Republikës Socialiste të Vietnamit.

Siç informon pres shërbimi qeveritar, në takim është dakorduar që të thellohet bashkëpunimi në planin ekonomik, me përfshirjen e bashkësisë së biznesit të të dy vendeve. Është konstatuar se RS e Vietnamit me 90 milionë banorët e saj është treg i ri atraktiv potencial për eksport në Maqedoni, ndërsa Republika e Maqedonisë me pozitën e saj gjeografike, afërsinë me BE-në dhe perspektivat e hapura të anëtarësimit të në BE është destinacion atraktiv për investimet e huaja nga Vietnami.

“Ardhmëria e Republikës së Maqedonisë është në BE edhe NATO, por jemi të interesuar të bashkëpunojmë me të gjitha vendet dhe të ndërtojmë partneritete me shtetet mike të Maqedonisë, që ta avancojmë zhvillimin tonë ekonomik dhe të hapim vende të reja pune për qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, tha kryeministri Zaev.

“Republika e Maqedonisë është vend interesant për RS të Vietnamit. Duam ta risim bashkëpunimin ekonomik, si dhe t’i zhvillojnë marrëdhëniet mes të dy vendeve”, tha zëvendëskryeministri i Vietnamit.

Zëvendëskryeministri i Vietnamit, Fan Bin Min paralajmëroi mundësi për ofertë të bursave për arsimin r studentëve nga Maqedonia.

Në takim u shfaqën ftesa për vizita të ndërsjella të delegacioneve të dy vendeve, në nivel më të lartë politik, apo vizita ministrore, me qëllim që të avancohet bashkëpunimi ekonomik, këmbimi tregtar dhe sferat me rëndësi për përmirësimin e jetesës së qytetarëve të dy shteteve.