Ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, tregoi për herë të parë një situatë që sipas tij mund të konsiderohet estradë në momentin kur mori detyrën.

Droga që sekuestrohej në operacionet policore, depozitohej në bodrumet e ministrisë. Ai thotë se ka qenë edhe vet në këtë depozitë të drogës, dhe se më tej me kërkesën e tij, prokuroria e ka spostuar.

I ftuar në “Xing ne Ermalin”, një emision shoqëruar me batuta dhe humor, Tahiri zbuloi kështu një informacion që prej vitesh ngjall kuriozitet: Çfarë bëhet me drogën e sekuestruar nga policia.

‘Kur unë mora detyrën, një pjesë e drogës së kapur ruhej tek bodrumet e ministrisë. Por mbi zyrat e Gjendjes Civile ishin depot e drogës. Unë e mora kurajon të shkoja njëherë se kisha kuriozitet shumë të madh, por ishte një erë që nuk e imagjinon dot.’ ‘Ata që bëjnë inventarin aty, dilnin me Pogonishte!’-thanë Mamaqi dhe Tahiri në një batutë të ndërthurur.

Më tej ai shpjegoi se me një kërkesë të tij, depozitat u spostuan dhe tashmë droga ruhet në një depozitë të policisë dhe më pas digjet.