Ndonëse është raportuar se nuk kanë marrdhënie të mira me njëra tjetrën, duket se fati prapë po i bën bashkë diku këngëtaren e njohur Taylor Swift dhe të voglën e Kardashianëve, Kylie Jenner.

Sipas TMZ, tabela e madhe ku njoftohet për serialin e 20 vjeçares qëndron e vendosur në bulevardin  Santa Monica, ndërsa ”Look What You Made Me Do” nga Taylor është po krah saj.

Nuk dihet ende se është një rastësi apo jo që këto promocione të yjeve të njohura të gjenden në fron ndaj njëra tjetrës, por, ende nuk është parë ndonjë reagim nga to.

Ndryshe klipi i ri muzikor i Taylor Swift ka thyer rekorde që në ditët e para të publikimit dhe numëron mbi 211 milionë klikime në Youtube.