Mesfushori spanjoll, Suso ka vendosur që të vazhdojë kontratën me Milanin
Sipas Calciomercato.com, Milan ka arritur marrëveshje me mesfushorin spanjoll, Suso për vazhdimin e kontratës.
Calciomercato.com shkruan se Milani pritet të zyrtarizon marrëveshjen të martën ose të mërkurën, përcjell Express.
Ish anëtari i Liverpoolit dhe Genoas do të nënshkruaj me Milanin deri në vitin 2020 dhe do të përfitoj 3 milionë euro në sezon (plus bonues të tjera).