“Sport” me titull interesant për sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.

Lionel Messi shkëlqeu duke realizuar katër gola në fitoren e Barcelonës ndaj Eibarit me rezultat të thelllë 6:1 në La Ligë.

Andaj, paraqitja inspiruese nga ylli argjentinas nuk ka mbetur pa u lavdëruar nga mediat sportive katalane.

E përditshmja “Sport” i ka kushtuar Messit ballinën e numrit të sotëm me një titull mjaft interesant.

“Ne jemi të lumtur kur ti je i lumtur”, shkruan në ballinën e “Sport”.

Përndryshe, Messi pritet që së shpejti ta zyrtarizojë lumturinë e tij te Barcelona me kontratë të re në Camp Nou.