Sebino Plaku ka arritur të fitojë gjyqin në Poloni kundër skuadrës Slask Vroklav. Kjo e fundit detyrohet të paguajë të gjithë pagat dhe dëmshpërblim për sulmuesin e Kamzës, i cili e ka fituar çështjen në KAS.

Prej disa ditësh Plaku kishte udhëtuar në Poloni ku kishte marrë pjesë në gjyq dhe ka fituar të drejtën për pagat e prapambetura si dhe një dëmshpërblim për trajtimin e bërë gjatë periudhës që ishte te Slask.

Sipas gjyqit, Plaku duhet të shlyhet për pagat e dy viteve, pra për 250 mijë euro. Megjithatë prej kësaj shume do të hiqen ato që 32-vjeçari ka marrë te Partizani, Korabi dhe Skënderbeu.