Gjykata e Stambollit sot ka marr vendim dhe e ka dënuar me gati 4 vite burg djalin i cili e sulmoi një grua të panjohur në autobus vetëm sepse ajo kishte të veshura pantallona të shkurtëra.
Abdullah Cakiroglu para gjykatës e ka pranuar fajin, pas çka për veprëln e kryer ka marrë dlnimin me burg prej 3 vjet e 10 muaj, përcjell Gazeta Metro.
Mediat turke thonë se pala akuzuese ka kërkuar burgim 9 vjeçar për të akuzuarin i cili në shtator të vitit të kaluar e sulmoi Ayshegul Terzi, e cila punonte si motër medicinale.