Një sulm vetëvrasës është kryer sot në një termocentral në Irak, ku kanë humbur jetën shtatë punëtorë dhe tre sulmues, ndërsa tetë oficerë të sigurisë u plagosën, njoftuan autoritetet irakiane.

Gjeneral Jahja Rasul u tha gazetarëve, se dy sulmues u maskuan si punëtorë, ndërsa i treti kishte veshur një uniformë të forcave të sigurisë.

Samara ku ndodhi sulmi, është 125 kilometra në veri të kryeqytetit irakian, Bagdad.