Strumica është një qytezë fare e qetë. Nuk ndihet pothuajse hiç se po luhet një ndeshje e Kombëtares, ndonëse nga këto anë, përfaqësueses së Maqedonisë nuk i bie “rruga” që të luajë ndeshje kaq të rëndësishme.

Autobusi i Kombetares i parkuar para stadiumit te Strumices

Pak lëvizje dhe thuajse asnjë flamur apo interes gjatë rrugëve. Në hyrje të stadiumit është vendosur vetëm një patrullë policie me dy efektivë dhe brenda janë vetëm disa stjuardë që kujdesen për hyrjen.

Pjesa tjetër, janë vetëm britmat e lojtarëve tanë kur kërkojnë topin…