Është një histori e bukur dashurie që të gjitha na ka befasuar për faktin se për tre vite rresht askush nuk kishte dëgjuar dhe parë për çiftin shqiptar.

Bëhet fjalë për reperin e njohur Stresi, i cili mesa duket ka tre vite i fejuar por që ne nuk dinim gjë.

Vetë Stresi ka rrëfyer në “top show” historinë me Kejsin.

Kjo është Kejsi, nuk ka qenë e lehtë të vinim këtu ku jemi sot. Kemi trevjet bashkë. E kemi mbajtur shumë të fshehur. Kemi udhëtuar më shumë jashtë me njëri tjetrin”, ka rrëfyer Stresi ndërsa ka shtuar edhe detaje të tjera rreth lidhjes me bukuroshen.

Jemi fejuar në fshehtësi prinderve, e te gjitheve. As baballarët tanë nuk e dinin. Ata nuk janë takuar ende… historia ime me Kejsin është se nëna e vetë ma la mua në lagje që ta ruaja…por ja ndodhi”, ka thënë ndër të tjera reperi i njohur shqiptar.

Ai ka zbuluar edhe një detaj tjetër nga lidhja me Kejsin, faktin që ajo studion ende në Kanada.

Pas diplomimit të saj në dhjetor, ne do të shkojmë në Australi për muaji mjalti”, ka thënë ai.