Pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme nesër paradite në Ambasadën amerikane do të realizojnë stërvitje të përbashkët për ballafaqim në një situatë të jashtëzakonshme me personelin e Ambasadës së SHBA-së në Shkup.

“Si pjesë e skenarit për stërvitjen do të përdoren sirena për alarmim, të cilat do të mund t’i dëgjojnë edhe qytetarët e Shkupit. Për shkak të realizimit të stërvitjes, do të ketë edhe mbyllje të përkohshme të udhëkryqeve në afërsi të Ambasadës, me ç’rast është e mundur ngecje e shkurtër në komunikacion”, njofton MPB-ja.

Qëllimi i stërvitjes së përbashkët është koordinimi më efikas midis MPB-së dhe Ambasadës amerikane gjatë ndërmarrjes së aktiviteteve për ballafaqim në situata krizash