Në shkollën e mesme elektroteknike  “Mihajllo Pupin” në Shkup filloi viti shkollor për gjeneratën e parë të nxënësve në EVN paralelen speciale. Për këtë paralele, është krijuar edhe një program i posaçëm, që e kanë përgatitur ekipet e shkollës, ekspertët nga EVN Maqedoni dhe Ministria e Arsimit. Nxënësit do të fitojnë njohuri nga  fusha e elektroteknikës  në një klasë të re të pajisur plotësisht për nevojat e tyre. Më këtë paralele filloi edhe procesi i arsimit të dyfishtë që duhet të krijojë kuadër i specializuar i trajnuar që menjëherë pas përfundimit  të arsimit  do të jetë gati të punojë në EVN.

“Kjo është dita që e pritëm për një kohë të gjatë. Të gjitha përpjekjet dhe idetë në fund morën një epilog, tha z. Stefan Peter, Kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, gjatë vizitës së shkollës me rastin e fillimit të funksionimit të paraleles speciale. „Fillon viti shkollor për 20 persona të rinj që duhet të fitohen me aftësi dhe njohuri që do t’ua hapin rrugën deri te vendi i punës. 20 më të mirët në vitin 2020 kur do të përfundojnë arsimin e tyre do të punësohen menjëherë dhe do të fitojnë një rrogë fillestare prej 20,000 denarësh. U dëshirojmë sot një fillim të suksesshëm, t’i kushtohen mësimit, të tregojnë rezultate, të mbështeten mes vete, të mësojnë të punojnë si një ekip, të mbledhin njohuri teorike dhe praktike dhe pas tre vitesh i presin në kompaninë tonë, tha z. Peter.

Kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni z. Stefan Peter  u uroi një vit të suksesshëm shkollor  edhe të gjithë 168 nxënësve të shkollës së mesme elektroteknike “Mihajllo Pupin” nga Shkupi.

Eftim Pejovski, drejtor i SHMET “Mihajllo Pupin, shprehu mirënjohjen për mbështetjen që EVN Maqedoni e jep shkollës së mesme elektroteknike dhe procesit arsimor në vendin tonë. “Ekipi i profesorëve, përfaqësuesve të Ministrisë së arsimit, ekspertëve nga EVN, gjatë tërë verës punuan në harmonizimin e programit mësimor sipas nevojave e nxënësve, shkollës dhe kompanisë”, theksoi z. Pejovski. Sipas tij, kjo është një mundësi për personat e rinj që deri tani askush nuk e ka ofruar. “Nga dita e sotme ndryshohet procesi arsimor në Maqedoni. Për herë të parë krijon kushte për një proces arsimor që do të japë një kuadër që menjëherë pas arsimit mund të punojnë në ekonominë. Kjo është mundësia e vetme, të regjistroheni në shkollë, të përfundoni me sukses dhe t’ju presë një vend pune me një rrogë të mirë në një kompani të shquar si EVN është një ëndërr e shumë fëmijëve dhe prindërve,” tha Pejovski.

Në kabinetin e ri sipas programit të ri të krijuar special që është në harmonizim me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Maqedonisë, do të trajnohen elektroteknikët  dhe elektromonterët  të ardhshëm. Qëllimi është përgatitja e nxënësve që do të mund të përfshihen drejtpërdrejt në procesin e punës gjatë arsimit të mesëm. Këto janë parimet e të ashtuquajturit arsim profesional dhe trajnim i dyfishtë që është histori e suksesshme në Austri, Gjermani dhe Zvicër.