Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka vendosur një standard të ri politik në vend.

Ai ka treguar se gjatë orarit të punës si kryeministër nuk do të marrë pjesë në fushatën për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

“Pjesëmarrja ime do të jetë pas orarit të parë të punës (pas orës 17:00), në shërbim të qytetarëve, sepse për atë më keni mandatuar”, ka thënë ai.

“Nga tash e deri në orët e vona nuk kam me përtu me qenë me secilin koleg e kandidatët për kryetar komune”, ka shtuar Haradinaj.