Stambolli i Turqisë ka fituar organizimin e Super Kupës së UEFA-s në vitin 2019, raporton Anadolu Agency (AA).

Stadiumi i Beshiktashit “Vodafone Park” do të jetë fusha ku do të zhvillohet ndeshja, njoftoi mbrëmë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin në një konferencë për media që u mbajt në Nyon të Zvicrës.

“Vodafone Park” u rinovua dhe u rihap në prill të vitit 2016 dhe ka një kapacitet prej rreth 43.000 spektatorësh.

Stadiumi “Estadio Metropolitano” në Madrid të Spanjës ka fituar nderin të organizojë finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2019, ndërsa finalja e Ligës Evropa do të luhet në stadiumin Olimpik në Baku të Azerbajxhanit.

Stadiumi olimpik në Stamboll në vitin 2005 kishte organizuar finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s, ndërsa në stadiumin “Shykry Saraçoglu” në Stamboll në vitin 2009 u mbajt finalja e Kupës UEFA.