Scott Baldwin është favoriti kryesor për të fituar çmimin e dëmtimit më të çuditshëm të vitit në botën e sportit.

Lojtari uellsian i regbit u kafshua nga një luan në një kopsht zoologjik të Afrikës së Jugut, kur donte ta përkëdhelte kafshën – si të ishte një mace.

Ai mungoi në ndeshjen e radhës së klubit të tij. Trajneri për këtë rast tha: “Pati një incident me një luan, por nuk e kishte fajin luani të them të drejtën. Nëse fut dorën në rrethim dhe aty është një luan, është e pritshme që të kafshohesh. Bëri një budallallëk dhe pati fat që shpëtoi me aq”.