Sindikata Policore e Maqedonisë kërkon nga Buxheti për vitin 2018 të sigurohen mjete me të cilat pagat e të punësuarve në Agjencinë për Zbulim të harmonizohen me pagat në subjektet e tjera të ngjashme të të punësuarve në sektorin publik.

“Sindikata Policore e Maqedonisë, në emër të anëtarëve të vet dhe të gjithë të punësuarve në Agjencinë për Zbulim kërkon në Buxhetin për vitin  2018 të sigurohen mjete për pagesë në harmonizimin e pagave të të punësuarve në Agjencinë për Zbulim prej 10 për qind dhe e njëjta të realizohet dhe rrumbullakohet me pagesën e pagës së dhjetorit në janar të vitit 2018”, theksohet në letrën dërguar deri te kryetari i Qeverisë, ministri i Financave dhe drejtori i Agjencisë për Zbulim.

Nga sindikata kërkojnë në një afat sa më të shkurtër nëpunësit policorë të marrin uniformë të re dhe në buxhetin për vitin 2018 të sigurohen mjete financiare për rehabilitim e një pjese të objekteve ku punojnë nëpunësit policorë.