Spanja ka mposhtur Italinë me rezultatin e pastër 3-0 duke hedhur një hap të sigurt drejt vendit të parë, që të çon direkt në Botërorin ‘Rusi 2018’.

Isco ishte i mrekullueshëm në këtë ndeshje duke shënuar dy golat e parë në minutën e 14 dhe 40.

Në pjesën e dytë kishte vend edhe për një gol të Alvaro Moratës i cili vetëm pas pesë minutash lojë arriti të shënonte.

Ndërsa një lajm i mirë vjen nga Izraeli ku Maqedonia ka fituar me rezultatin 0-1.

Pas shtatë ndeshjesh të luajtura Spanja është në vendin e parë me 19 pikë e ndjekur nga Italia me 16, Shqipëria 12, Izraeli 9, Maqedonia 6 dhe e mbyll Lihtenshtain me 0 pikë.