Melisa Hafizi, e bija e Fildes Hafizi ka treguar se divorci i së ëmës me Fadil Kasemin ka ardhur si një vendim i gjyqtares për hir të fëmijëve të saj.

Në një intervistë për Oranews, Melisa ka treguar mes lotëve fjalët e të ëmës kur ajo u nda nga bashkëshorti që e vrau disa vite më vonë.

Melissa: Kemi qenë një të tre. Na thoshte ne jemi një trup i vetëm. Gjithmonë na e ka thënë. Ajo ka sakrifikuar çdo gjë për ne.

Ditën kur ka vendosur që do të ndahet, ka vendosur që do të ndahet vetëm se atë ditë kemi qenë unë dhe Arlindi përtokë, ishim duke qarë, duke iu lutur. Nuk duronim dot më, ishim duke u shkatërruar. Nuk donim të shkonim as në shtëpi pas shkolle. Dhe kur e ka vendosur më ka thënë: Unë e kam vendosur me koshiencë që sot mund të kisha vdekur dhe ka mundësi mund të vdes.

Arlindi: Jetoi dy vjet e lirë dhe bëri çdo gjë për ne, sakrifikoi jetën për ne në fund fare. Është gjëja më e bukur që kam parë ndonjëherë, nuk kam fjalë. Nuk e di.