Shorti për konfirmimin e orarit në listën e vetme të kandidatëve – renditjen e fletëvotimeve, do të mbahet sot në orën 12, njoftoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Nga KSHZ i ftojnë përfaqësuesit e partive politike, koalicionet dhe grupet e zgjedhësve, që do të marrin pjesë në Zgjedhjet lokale 2017 që të marrin pjesë në hedhjen e shortit, ndërsa me vete të sjellin autorizim nga parashtruesit i listës.

Hedhja e shortit do të mbahet në hapësirat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Lista e kandidatëve për anëtarë të këshillit dhe lista e kandidatëve për kryetar komune, të cilat janë parashtruar nga parashtruesi i njëjtë marrin numër të njëjtë rendor në të gjitha komunat.