Sot vazhdon diskutimi lidhur me Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Kjo është dita e gjashtë që deputetët debatojnë për nevojën e sjelljes së këtij ligji, transmeton Express.

Seanca për këtë çështje u ndërpre mbrëmë 15 minuta pas orës 2 me kërkesë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Në diskutimin e deritanishëm kanë folur gjithsej 10 deputetë nga 70 të cilët janë paraqitur që të marrin fjalën. Opozita akuzon se ligji është antikushtetues duke kërkuar tërheqjen e tij, kurse sipas shumicës parlamentare ligji është në pajtim me Kushtetutën.
Kryetari i Kuvendit paralajmëron ndërprerjen e punës së  Kuvendit në fundjavë për shkak të fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 25 shtatorit./