Soni Malaj tashmë shumë e sukseshme në tregun muzikor shqiptar, prej kohësh është në lidhje me Kelvin por rrallë herë shfaqej pranë tij!
Një gjë e tillë ngase gjithë këtë periudhë e ka kaluar në privatësi të plotë duke ndarë kështu jetën private nga vëmëndja e mediave dhe publikut. Por, duket se këngëtarja ka thyer heshtjen kësaj radhe pikërisht në ditën e veçantë të kolegut të saj , këngëtarit Sinan Hoxha.
Kjo pasi me rastin e ditëlindjes së tij të 42-të Sinan Hoxha së bashku me miqtë dhe të afërimit festoi ditën e djeshme ditëlindjen, e pikërisht pjesë e ahengurt ishte dhe këngëtarja, Soni bashkë me të dashurin.
Fotografia e ndarë në llogarinë Instagram tregon më së miri rreth prezencës së përbashkët të çiftit.
”Gëzuar ditëlindjen miku im i shtrenjtë ”, thuhet në mesazhin e shkruar nga Soni.