Milan Skrinari është një nga mbrojtësit më të mirë në fillim të këtij sezoni në Serie A

Pas paraqitjeve të mira me Interin, mediat në Itali kanë filluar të krahasojnë mbrojtësin Milan Skrinari me dyshen spanjolle Sergio Ramos dhe Gerard Pique.

Por, këtë krahasim nuk e pëlqen trajneri i Interit, Luciano Spalletti, i cili thotë se është shumë herët për një krahasim të tillë.

“Skrinari si Ramos e Pique? Shumë herët për të krahasuar me emra si Ramos dhe Pique. Nuk duhet ta bëni këtë gjë”, tha Spalletti gjatë konferencës për media.

Inter nesër do të ketë ndeshje shumë të vështirë, kur do të takohet me Bolognan në udhëtim.