Pele mendon që Neymar u largua për shkak të Leo Messit.

Legjenda e futbollit brazilian thotë që tani Neymar do të luajë pa qenë nën hijen e argjentinasit.

“Tani është momenti që Neymar të shfaqë gjithë talentin e tij. Mendoj se kalimi tek Parisi ishte vendimi më i mirë për Neymar”, deklaroi Pele, përcjellë “Lajmi.net”.

“Aty do të ketë mundësinë të shfaqet sic është, një gjigand pa hijen e askujt. Besoj se ai do të jetë ndër lojtarët më të mirë në Kupën e Botës Rusi 2018”, shtoi ai.