Ende përflitet dasma e Besart Kallakut dhe Xhensila Myrtezait e cila u zhvillua në tre festa të ndryshme pak ditë më parë.
Në festën e parë ku morën pjesë të gjithë miqtë dhe kolegët e çift, ishte prezent edhe këngëtari Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra.
Por çfarë dhurate i bënë ata të dy çiftit?!
Në një intervistë për “Mirage” Sinani u shpreh se veç një dhurate tjetër, kryesorja kishte qenë zarfi me para.
“Unë dhe Besi jemi thuajse nga një krahinë, dhe ne andej kemi traditë zarfin”, është shprehur ai.
Por i pyetur se sa para kishte në zarf ai ka refuzuar të pranojë, por ka zbuluar një tjetër detaj.
“Shifra nuk tregohet, por unë hapa listën e dasmës sime dhe pashë sa më kishte hedhur Besi, dhe aq i hodha edhe unë”, ka rrëfyer ai.