Uragani Irma sërish u përforcua në kategorinë e katërt në rrugën e tij drejt Floridës, ndërsa numri i viktimave u rrit në 25.

Në ishullin francez Sen Bartas dhe në territorin gjermano-francez Sen Martin jetën e humbën 12 persona, gjashtë në Ishujt Virgjine britanike, të paktën katër në Ishujt Virgjine amerikane, ndërsa në Portoriko janë regjistruar dy viktima, ndërsa një në Barbuda.

Irma po i afrohet Floridës me shpejtësi të erës prej 210 kilometrave në orë. Qendra amerikane kombëtare për uragane parashikon se uragani Irma do të përforcohet në mënyrë plotësuese dhe se drejtpërdrejtë do të godasë në Sent Pitersburg, e jo në gjirin Tampa, siç paraprakisht u parashikua.

Uragani Irma pritet që nesër ta godasë gjirin Tampa.

Më shumë se 170.000 shtëpi dhe kompani në Floridë janë pa energji elektrike, prej të cilëve gjysma në rajonin e qarkut Majami Dejd, ku për rreth 600.000 persona është urdhëruar evakuim.

Shtatë milionë persona prej rreth 21 milionë banorëve të Floridës janë thirrur që të evakuohen.

Uragani Irma shkaktoi dëme materiale në Kubë. Ende nuk ka informata për të lënduar ose viktima eventuale.

Irma shkatërroi hotele në vendverimet më të njohura të ishullit dhe shkaktuan evakuim përgjatë bregut, e deri në rrethinën e kryeqytetit Havanë. Më shumë se 5.000 turistë janë evakuuar nga rajonet dhe ishujt bregdetare veriore, ku viteve të fundit janë ndërtuar një sërë pushimore të reja.

Autoritetet në Santa Klara njoftuan se uragani ka rrënuar 39 ndërtesa.

Më i goditur është qyteti i vogël bregdetar Kajbarien, rreth 320 kilometra në lindje të Havaës, ku janë shkatërruar shumë përçues, ndërsa disa lagje janë nën ujë.