Shumë kryetarë komunash kanë treguar suksese gjatë qeverisjes së tyre, ndër ta është edhe Enver Pajaziti, kryetari i deritanishëm i komunës së Bervenicës, i cili është rikandiduar si i pavarur sërish për të parin e Bërvenicës. Fakti që rikandidon sërisht ia vlenë të ritheksohet se sukseset e tij nuk kanë qënë vetëm nga një qeverisje në komunë. Biografia e tij flet se ai ishte punëtorë edhe në jetën e tij.Enver Pajaziti u lind më 1 shkurt të vitit 1962 në Çellopek. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij të lindjes kurse atë të mesmen në gjimnazin “Kirill Pejçinoviq”, Tetovë.
Në vitin 1987 diplomoi në Fakultetin e Veterinarisë pranë Universitetit të Sarajevës. Prej vitit 1989 deri më 2002 është marë me biznes privat, kurse prej vitit 2002 deri më 2005 ka qenë drejtorë në kompaninë e sigurimeve “SIGMA”. Në vitin 2005 e mer përfaqësinë VOLKSWAGEN për Tetovë, dhe në zgjedhjet lokale të vitit 2009 u zgjodh Kryetar i Komunës së Bërvenicës. Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 për herë të dytë u zgjodh kryetar i komunës së Bërvenicës.
Flet gjuhën maqedonase, serbe dhe gjermanishten. I përdor MS Office dhe internet.Ndërsa nëse iu referohemi punëve të komunës edhe kjo histori flet shumë gjatë mandatit të tij. Këto janë vetëm disa nga projektet e realizuara nga ai:

1. Mbarimi i shkollës periferike “7 Marsi” në fshatin Çellopek i Ri

2. Ndërtimi i kanalizimit fekal në fshatrat Çellopek, Radiovcë, Tenovë, Miletinë, Bërvenicë dhe Sedllarcë e Poshtme.

3. Ndërtimi dhe bekatonimi i rrugëve dhe rrugicave në vendbanimet e komunës së Bërvenicës.

4. Asfalltimi i rrugës lokale Miletinë-Çellopek bashkë me trotuarin anësorë.

5. Asfalltimi i rrugës regjionale Tetovë-Çegran.

6. Asfalltimi i rrugës lokale Radiovcë-Zherovjan.

7. Faza përfundimtare e ndërtimit të shkollës në fshatin Gurgurnicë.

8. Ndërtimi i shtratit të proit Jaruga në fshatin Miletinë.

9. Ndërtimi i kolektorit kryesorë për ujrat e zeza Çellopek-Miletinë.

10. Ndërtimi i minifushave të sportit në fshatrat, Çellopek i Epërm, Çellopek i Ri, dhe Vollkovijë.

11. Ndërtimi i katër urave në fshatin Miletinë.

12. Ndërtimin e rrugës Miletinë deri te kanali për ujitje, e shumë e shumë projekte të tjera.Nëse dëshironi që rrugëtimi i projekteve dhe ndryshimi pozitiv të ndodhë në Bërvenicë, votojeni Enver Pajazitin, votoni numrin 70.