Qytetarëve të Komunës së Shuto Orizares më nuk ju duhet që të udhëtojnë nga 30 kilometra për të bërë kontrolle gjinekologjike, pasi që në ambulancën e Orizares është punësuar një gjinekologe. Pas pesë viteve mungesë, Vjollca Mbiarra është gjinekologia e vetme pranoi të punojë në ambulancën e Shuto Orizares. Mbiarra nuk ka njohuri të mirë të gjuhës maqedonase. Për këtë arsye bashkë me të do të punojë edhe një motër medicinale për t’i ndihmuar të komunikojë me lehtë me pacientët.
Unë më herët kam punuar në Poliklinikën e Çairit, shtëpi shëndetësore, njëjtë në gjinekologji. Kam 3 vjet përvojë pune, i kuptoj mirë pacientët, jam komunikatave dhe mendoj se së bashku me doktor Vjollcën do të korrim sukses – u shpreh Nexhibe Ismaili, motër medicinale.
Pos Shuto Orizarës, edhe zona tjera rurale përballen me mungesën e gjinekologëve. Ministri i shëndetësisë Abren Taravari tha se ka njohur për mungesën e gjinekologëve edhe në zonat tjera rurale, por shtoi se momentalisht ka mungesë kuadri dhe se punohet në drejtim të zgjidhjes së këtij problemi.
Ka edhe shumë Komuna dhe regjione ku mungojnë gjinekologë dhe ky është problem të cilin duhet ta zgjidhim në të ardhmen. Ne nuk mund t’i krijojmë gjinekologët as nuk mund importojmë gjinekologë prej jashtë pasi që rrogat e gjinekologëve në përgjithësi janë të vogla, në ligjin e ri për mbrojtje shëndetësore parashihet që të gjitha mjekët të kenë të drejtë të punojnë jashtë orarit të punës – theksoi Arben Taravari, ministër i shëndetësisë .
Viteve të fundit numri i vdekshmërisë tek foshnjat e porsalindura është në rritje. Për këtë gjë OJQ-të, mungesën e gjinekologëve nëpër komunat rurale e rendisin si një ndër arsyet kryesore.