Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin e madh në zonën e La Tuna në Los Anxhelos, që konsiderohet si zjarri më i madh në historinë e qytetit.

Zjarri është ndalur pasi ka përfshirë një sipërfaqe prej 7000 akrash, ndërsa autostrada 210, një arterie kryesore e trafikut në Los Anxhelos, është rihapur për qarkullim.

Autostrada u mbyll të premten kur zjarri nisi, diçka që detyroi më pas guvernatorin e Kalifornisë Jerry Brown që të shpallë gjendjen e emergjencës për zonat e prekura nga flakët.

Pas progresit në luftën kundër flakëve, autoritet gjithashtu anuluan urdhrat e evakuimit duke çliruar nga tensioni me mijëra banorë të zonës që po bëheshin gati të braktisnin shtëpitë e tyre.

Më shumë se 100 zjarrfikës, 206 automjete dhe 9 helikopterë janë angazhuar në luftën kundër zjarri masiv që ka djegur disa shtëpi, por që fatmirësisht nuk ka shkaktuar viktima, përcjell TCh.

Temperaturat e larta dhe erërat e forta ndihmuan zjarrin që të përhapej me shpejtësi gjatë fundjavës, ndërsa reshjet sporadike që kanë nisur vetëm orët e fundit në Los Anxhelos duket se kanë ndihmuar jo pak zjarrfikësit në detyrën e tyre.