Një fluturim nga Brukseli drejt Madridit është shtyrë për më shumë se dy orë pasi policia ka hulumtuar për eksploziv. E gjithë kjo pasi një grup belgësh kishin nisur të bënin shaka se janë myslimanë me bomba.

Pasagjerët ishin evakuuar pasi policia kryente hetimet, kanë njoftuar zyrtarët. Prokuroria ka bërë të ditur se burrat ishin të dehur teksa tentonin të hipnin në fluturim të shtunën në mëngjes. Një burrë rreth të 50-ave është marrë nga policia dhe ndaj tij pritet të nisin procedurat gjyqësore.

“Udhëheqësi i fluturimit refuzoi të merrte nëntë persona. Një nga ta bënte shaka dhe nisi të thërriste ‘Allahu Akbar’”, ka thënë zëdhënësi i policisë Peter De Waele, për ‘VTM Nieuws’, përcjell Albinfo.ch.

Edhe valixhet ishin larguar nga aeroplani për t’u ekzaminuar nga skuadrat mbrojtëse. Siguria në aeroporte ka mbetur e lartë që nga sulmet e fundit në prill, kur mbetën të vdekur 32 persona.