Zvicra neutrale ka deklaruar se është e gatshme të veprojë si ndërmjetës për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës bërthamore të Koresë së Veriut.
Presidentja zvicerane Doris Leuthard tha se trupat zvicerane u vendosën në zonën e demarkacionit midis Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut dhe vendi kishte një histori të gjatë të diplomacisë neutrale.
Por Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhej të merrnin pjesën e tyre të përgjegjësisë, shtoi ajo.
“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë rolin tonë … si ndërmjetës,” tha zonja Leuthard në një konferencë shtypi.
“Ka ardhur koha tani të ulemi në një tryezë. Fuqitë e mëdha kanë përgjegjësi”, deklaroi ajo.
Konflikti midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut ka rritur kulmin pasi Kim Jong-un testoi ditën e djeshme një bombë me hidrogjen.
Pretendohet se ky është testi i gjashtë bërthamor i Kim Jong-un, dhe është konsideruar nga vendi komunist si “sukses i përsosur”.
Por edhe Koreja e Jugut, Kina dhe Rusia shprehën kritika të forta për këtë veprim, duke ‘kryqëzuar’ njëzëri Korenë e Veriut.