Një shqiptar që ndodhet në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend i cili pritet të goditet nga Uragani i fuqishëm “Irma”, deklaron në një lidhje telefonike për Ora News, se biletat atje janë dhjetëfishuar dhe është tejet e vështirë për t’i gjetur ato.
Ylli Paja tha se ishte pjesë e një delegacioni edhe me shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia.
Qytetarët shkojnë në markete për të blerë ushqime. Ka radhë të gjata në stacionet e benzinës dhe të gjithë po largohen nga qyteti. Biletat e avionëve edhe pse janë dhjetëfishuar është e vështirë të gjesh.
Ne kemi marrë një taksi dhe sapo kemi dalë nga Miami dhe po vazhdojmë drejt Orlandos për të mbërritur në Nju York. Uragani ka shkaktuar gati dy ishuj në Karaibe.