“SH.H.KËRCOVA në Vjenë, nën moton “KËRÇOVA THËRRET 2017”. Në krye të këshillit organizativ është njeriu i cili kur flitet për vendin e tij dhe interesin e shqiptarëve në përgjithësi, i prin çdo iniciative, ky është atdhetari Halil Halili. Kërçovarët në Zvicër tubohen nën moton “Të bashkuar për Kërçovën 2017”. Mërgata që jetojnë në Zvicër pritet që të vulosin përsëri fitoren e Kërçovës në këto zgjedhje. Është formuar shtabi për zgjedhjet lokale “Kërçova 2017”, i cili do të udhëhiqet nga veprimtari i njohur Gafurr Sherbeti. Kërçova është dhe do ngelet nën udhëheqjen e shqiptarëve! Zoti ju bekoftë!”, qëndron në postimin që mban vulën e mërgatës shqiptare./TetovaSot/