Disa persona janë lënduar gjatë një shpërthimi para një pike kontrolluese në aeroportin Bagram, në afërsi të kryeqendrës afgane Kabul.

Një përfaqësues i autoriteteve afgane kumtoi se shpërthimi në Bagram, bazën më të madhe në Afganistan, është vepër e një bombarduesi vetëvrasës.

“Shpërthimi ka ndodhur në hapësirë të hapur, para hyrjes së pikës kontrolluese, duke shkaktuar “numër të vogël viktimash”, thuhet në kumtesën e forcave amerikane të stacionuara në Afganistan.

Në të shtohet se të gjithë të lënduarve, menjëherë u është ofruar ndihmë në bazën mjekësore. Nuk ka informacione për kombësinë e të lënduarve.