Interi do të luajë ndeshje e tretë të këtij sezoni të Serie A, në ‘Giuseppe Meazza’ kundër Spalit.

Pavarsisht merkatos jo në pritshmëri të tifozëve, dy fitoret në dy ndeshjet e para ndaj Romës dhe Fiorentinë kanë ndezur shpresat për të ëndërruar për titullin kampion, edhe pse nuk është konfirmuar asnjëherë nga trajneri Spalletti.

Kur kanë mbetur edhe tri ditë nga data që do të luhet takimi, janë shtur mbi 60 mijë bileta edhe pse kundërshtari është mjaft modest.