Në brezin asteroidal mes Marsit dhe Jupiterit në sistemin diellor janë zbuluar dy trupa qiellorë që orbitojnë me njëri-tjetrin.

Detajet e zbulimit të realizuar nga shkencëtarët e institutit ”Max Planck” në Gjermani me ndihmën e teleskopit hapësinor ”Hubble” janë publikuar në revistën “Nature”.

Siç theksohet, dy asteroidët me karakteristika të kometave dhe masë dhe madhësi të njëjtë sillen në orbitë rreth njëri-tjetrit në distancë prej 100 kilometrash.

Çifti i asteroideve është emëruar “288P”.

Po ashtu thuhet se 288P është çifti i parë asteroidal që klasifikohen edhe si kometë.

Shkencëtarët supozojnë se sistemi binar asteroidal ekziston vetëm prej 5 000 vitesh