Është një pyetje që të gjithë e bëjnë: sa gjatë do të dëshiroje të jetoje?

Jeta është argëtuese kur je i ri, por sapo të hysh në një moshë ku jeta është e vështirë, keni probleme shëndetësore dhe humbje të kujtesës – do të dëshironit që me të vërtetë të jetonit përgjithmonë?

Sipas statisticienit John Einmahl, kjo nuk është diçka që duhet të brengosemi. Hulumtimi i tij i kryer në 75,000 njerëz që vdiqën gjatë 30 viteve të kaluara, vlerësoi se jetëgjatësia maksimale e njeriut është rreth 115 vite, transmeton Gazeta Express.

Einmahl dhe kolegët e tij në Universitetin e Tilburg, gjetën se kufiri i jetëgjatësisë njerëzore është 115 vite për gratë dhe 114 vite për burrat.

Hulumtuesit në Amerikë ranë në një përfundim të njëjtë vitin e kaluar, duke thënë se jetëgjatësia maksimale është 115 vite.

Megjithatë, një indonezian që vdiq vitin e kaluar, Mbah Gotho, thuhej se ishte 146 vjet

Mbah, nga Java, doli në publik vitin e kaluar me një dokument që tregonte se ai kishte lindur më 31 janar 1870, duke e bërë atë njeriun më të vjetër në botë.

Natyrisht, shumë nuk i besuan atij, i cili ishte një duhanpirës i rëndë, por zyrtarët indonezian thanë se dokumentet ishin legjitime.