Karabinierët në Cuneo dhe Saluzzo të Italisë kanë shkatërruar një bandë hajdutës shqipëtarë të specializuar në vjedhjen e shtëpive.

Nëntë persona janë arrestuar midis Cuneos e Milanos, të akuzuar për 18 vjedhje të ndryshme. Baza e bandës, në Cuneo, individualizonte objektivat dhe më pas siguronte strehim e telefona të rinj për bashkëpunëtorët që rekrutonte misi malavitës shqiptare në Milano dhe në Bergamo.

Midis dimrit 2016 dhe pranverës së këtij viti, banda ka bërë kërdinë në Farigliano, Vicoforte, Busca, Manta, Villafalletto, Lesegno, Mondovì, Verzuolo, Pianfei, Villanova Mondovì e San Michele Mondovì. Karabinierët kanë arritur të kapin objekte të vjedhura me vlerë 40 mijë euro.