Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov, duke iu drejtuar deputetëve nga VMRO-DPMNE në Komisionin për Çështje Evropiane, tha se nuk duhet që të shfrytëzohet projektligji për përdorimin e gjuhëve për pikë politike. Ai bëri thirrje për sjellje të përgjegjshme politik kundrejt politizimit dhe përhapjes së propagandës.

“Ajo që nuk duhet të lejojmë është të nxjerrim brirët e t’i  frikësojmë njerëzit, që në realitet nuk ekzistojnë. Është e qartë se e gjitha kjo po bëhet vetëm për fitimin e pikëve për politikë ditore. Megjithatë, duhet t’i kushtohet vëmendje plagëve që e hapin me këtë temë qytetarëve. Le të pyesim se çfarë pasoja të dëmshme do të ketë në 20 vitet e ardhshme. Është shumë e papërgjegjshme që tema të tilla të ndjeshme të gënjehen sikur të ishin të vërteta. Nuk është e vërtetë që qytetarët e Berovës, Dellçevës dhe Vinicës do të detyrohen të përdorin një gjuhë zyrtare tjetër që nuk është gjuha e tyre amtare “, ka thënë Shilegov.